-0.4 C
New York
Friday, January 23, 2026

Buy now

Avokati Bajraktari, Speciales: Nuk rritet besimi me “ligjërata”, ke pranuar prova nga regjimi gjenocidal

- Advertisement -

Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar pas lajmit se zyrtarët e Gjykatës Speciale këtë javë kanë mbajtur një ligjëratë me nxënësit e shkollës së mesme “Xhevdet Doda”.

Ai ka bërë me dije se po të ishte kjo gjykatë transparente nuk do të kishte nevojë për ligjërata të tilla.

Në profilin e tij në “Facebook”, Bajraktari ka shkruar se nuk rritet besimi me ligjërata për aq kohë sa nuk ka pasur trajtim objektiv.

Roli dhe qëllimi i çdo gjykate është zbatimi i Kushtetutës ligjit dhe instrumenteve ndërkombëtare, nga ky rregull nuk përjashtohen as Dhomat e Specializuara. Si çdo gjykatë, sikurse në çdo procedurë, për të qenë e rregullt, ajo fillimisht duhet me qenë transaparente, objektive dhe e paanshme. Për më tepër, nuk duhet të pranojë prova nga një shtet e regjim gjenicidal, i cili është bombarduar nga aleanca më e fuqishme e botës demokratike, NATO-ja. Kur ndodhin këto veprime s’ka nevojë fare të mbahen “ligjërata” për rolin dhe procedurat, ngase po të kishte transparencë ato do të ishin mjaftueshëm të njohura dhe në zbatim”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

Për ekspertët, mbase edhe opinionin e gjerë, të ndodhur në disavantazh për sa i përket besueshmërisë gjithnjë e më shumë në rënie rreth punës së kësaj gjykate, “ligjëratat” janë tentativë e dështuar. Nuk rritet besimi me “ligjërata”, për aq kohë sa nuk ka pasur trajtim objektiv, nuk ka pasur transperencë e janë pranuar prova nga regjimi gjenocidal, kreator dhe ekzekutues i krimeve. Historia është shkruar, ajo nuk mund të rishkruhet e as ndryshohet. ADN e lirisë tonë është UÇK!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit