26.2 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

Avokati Bajraktari: Dëshmia e James Rubin konfirmon të vërtetën për luftën e UÇK-së

- Advertisement -

Avokati Ardian Bajraktari, është shprehur se dëshmia e ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ishte në funksion të konstatimit të së vërtetës për luftën çlirimtare të UÇK-së.

Në një prononcim për IndeksOnline, Ardian Bajraktari tha se Rubin është një nga personat më të informuar për zhvillimet e viteve 1998-1999 dhe dëshmia e tij përfshinte angazhimet dhe koordinimin politik të z. Hashim Thaçi me zyrtarët amerikanë.

Madje, theksoi se Rubin disa herë i referohej Thaçit sikur të ushtronte detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme në atë periudhë.

“Dëshmia e James Rubin-it ishte në funksion të konstatimit të së vërtetës për luftën e UÇK-së. Duke qenë një nga personat më të informuar për zhvillimet e viteve 1998–1999, ai dëshmoi për angazhimet e z. Thaçi dhe për koordinimin politik të tij me amerikanët. Madje, disa herë i referohej z. Thaçi sikur të ushtronte detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme”, u shpreh avokati Bajraktari.

Bajraktari theksoi se dëshmia e z. Rubin është në përputhje me të vërtetën historike dhe mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë UÇK-së gjatë luftës.

“Po ashtu, dëshmoi me bindje të thellë se UÇK-ja nuk ka kryer krime dhe se nuk ka pasur një strukturë komanduese. Sipas tij, po të kishte kryer krime, ai dhe administrata amerikane do ta dinin, dhe nuk do të kishin bashkëpunuar me UÇK-në”, u shrehë Bajraktari për IndeksOnline.

Avokati ka shtuar se ajo që tha dhe dëshmoi z. Rubin është e vërteta./

Të ngjashme

Të fundit