Policia e Kosovës gjatë një aksioni ka arrestuar dy zyrtarë të MINT dhe afaristin Ridvan Muharremin nën dyshimin për aferën e vajit dhe grurit të rezervave shtetërore.
Avokati Armend Shkoza përmes Ligjit për Rezervat Shtetërore ka sqaruar se furnizim është deshtë të bëhet përmes procedurave ligjore dhe jo nën tavolina.
Ai tutje ka thënë se asnjë vendim qeveritar si akt nënligjor nuk mund ta suprimojë dispozitën ligjore.
“Dispozita e mëposhtme nga Ligji për Rezervat Shtetërore e sqaron të gjithë situatën. Furnizimi është deshtë të bëhet përmes procedurave ligjore dhe jo nën tavolina. Asnjë vendim qeveritar si akt nënligjor nuk mund ta suprimojë dispozitën ligjore!” – ka shkruar Shkoza në Facebook.