29.5 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Avokatët e krerëve të UÇK-së kërkuan rrëzimin e akuzave për periudhën e konfliktit: Nuk kishte konflikt pas qershorit 1999

Avokatët e krerëve të UÇK-së kishin kërkuar të rrëzohen krimet/akuzat ndërlidhur me konfliktin.

Sipas avokatëve, në Kosovë nuk ka pasur luftë para majit 1998 dhe pas qershorit 1999.

“Por, që provat janë shqyrtuar në lidhje me secilën prej pikave të aktakuzës. Në rastin në fjalë, mbrojtja në fakt kundërshton vetëm një prej aspekteve kryesore të provave të ZPS-së, dhe ka kërkuar që të rrëzojë atë që e përshkruan vetëm në lidhje me pyetjen e dy periudhave kohore që mbrojtja thotë që bie përtej, ose shkon përtej fushëveprimit të konfliktit të armatosur të pretenduar. ZPS-ja vlerëson se në Kosovë ka ekzistuar konflikt jondërkombëtar nga mars 1999 deri shtator 1999, mbrojtja parashtron se Prokuroria nuk ka vërtetuar që ka pasur konflikt përpara fundit të majit 1998, dhe qershorit 1999. Mbrojtja kërkon të rrëzojë akuzat për krimet që janë pretenduar të kryhen para fundit të majit 1998, dhe 20 qershorit 1999”, tha gjyqtari i rastit, Charles Smith.

Në mocionin e vet mbrojtja bën parashtrime të gjata lidhur me atë që mendon se është autoritet i trupit gjykues, që të rrëzojë jo vetëm pika, por edhe elemente të pikave të aktakuzës, dhe mbështetet në interpretime të gjyqtarëve të procedurës paraprake. Mbrojtja parashtron se trupi gjykues do të kishte autoritetin që të rrëzojë krimet e luftës që thuhet se janë kryer jashtë periudhës që pretendohet të ketë pasur konflikt. Prokuroria kundërshton pretendimet e mbrojtjes, dhe thotë se duhet të bëhet vlerësim pikë pas pike”, tha ai më tutje.

“Trupi gjykues vëren se as ligji dhe as rregullorja nuk përmendin pikat, por akuzat, megjithëse Prokuroria ka përmendur pikat. Rregulli 130 lejon mbrojtjes të kërkojë që trupi gjykues të rrëzojë çdo, disa, ose disa pika të aktakuzës. Sa i takon thelbit të kundërshtimit, trupi gjykues vëren se incidentet dhe akuzat në kohën e caktuar, nuk janë akuza, ato janë fakte materiale që kanë të bëjnë me akuza. Ajo që kundërshton mbrojtja nuk është akuzë, por pjesë e akuzës në formën e materialeve, fakteve. Mbrojtja parashtron se ka autoritet lidhur me interpretimin dhe pikat ku sipas mbrojtjes, akuzat të para në raport me të gjitha pikat janë rrëzuar nga trupet gjykuese, megjithatë dëshiroj të theksoj se ato janë vendime në versionin e vjetër”, tha ai.

Megjithatë, kërkesa u rrëzua.

Të ngjashme

Të fundit