Avokatët e disa personave të arrestuar nën dyshimet për manipulim votash i janë drejtuar me ankesë gjykatës, duke ngritur shqetësime për kushtet e trajtimit të të ndaluarve.
Sipas tyre, personat e arrestuar, mes të cilëve edhe djali i ish-deputetit Nait Hasani, nuk kanë pasur ushqim dhe pije që nga orët e mëngjesit.
Avokatët kanë kërkuar që institucioni përgjegjës të marrë masa të menjëhershme për respektimin e të drejtave themelore të të ndaluarve, duke theksuar se mungesa e ushqimit dhe ujit përbën shkelje të procedurave ligjore dhe humane.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me këto pretendime.






