Avokates Elena Dragusha iu është djegur vetura.
Lidhur me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar vetë avokaten në fjalë për të mësuar më shumë rreth rastit.
Sipas Dragushës, ajo është informuar nga Policia rreth orës 02:00 pas mesnate.
“Qysh më kanë tregu Policia, rreth orës 00:02 më është djegë makina. Unë kam qenë në gjumë, Policia më kanë thirrë disa herë, mirëpo sot kur jam zgjuar më kanë informuar se më është djegë makina”- tregon Dragusha.
Më tutje Dragusha dyshon se dikush ia ka djegur qëllimisht veturënLidhur me këtë rast sot gjatë ditës ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Njoftimi i Policisë:
Fushë Kosovë 22.01.2024-00:03.Raportohet se në rrethana të pa njohur është përfshi nga zjarri vetura e viktimës femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit, është dëmtuar edhe një veturë që ishte afër e parkuar pronë e një mashkulli kosovar. Rasti është duke u hetuar.