Nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, nuk është distancuar nga zyrtarët e VV-së që janë akuzuar për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Madje, ai i ka mbrojtur ata.
Gjatë një debati me përfaqësuesit e partive tjera politike në Kanal 10, ai ka akuzuar zyrtarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së se po i keqpërdorin akuzuat e prokurorisë për korrupsion.
“Sa i përket çështje së rezervave ka ndodhur një keqinterpretim shumë i madh, i keqpërdorur edhe prej partive opozitare. Është kontraktuar rezerva dhe një pjesë e rezervës nuk ka ardhur. Tash partitë opozitare e kanë këtë interpretim: që rezervat që nuk kanë ardhur i ka vjedhur Rozeta. Kjo është skandaloze”, ka thënë Konjufa.
Me tej, ai ka pretenduar se këtë rast e kanë lajmëruar vet, duke harruar se kjo aferë korruptive se pari është raportuar në gazetën Nacionale.
“Na e kemi lajmëruar mosardhjen e atyre rezervave. Këta e kanë marr vesh prej neve që na e kemi lajmëruar mos arritje e një pjese të caktuar rezervës. Na e kemi paditur operatorin që ka pas me e sjell qat pjesë dhe jemi në gjykata ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Më të njëjtën lehtësi, numri dy i VV-së ka mbrojtur edhe aferat tjera korruptive.
Ndonëse e ka pranuar që nuk është ekspert i energjisë, ai e ka mbrojtur ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili është i akuzuar nga prokuroria.
“Çka ka te Martin Berishaj? Të gjitha ato hedhen poshtë. Kurse te Nagipi nuk është çështja fort më ndryshe se të këta. Se a e di për çka është pretendimi? Për shkak të një defekti në prodhimin e energjisë elektrike e cila ka pasur me u adresuar në mënyrë urgjente. Çka ka ba njeri, për një mekanizëm të domosdoshëm që vynë aty ka bo kontraktim të shpejt. Nuk jam ekspert i energjisë se qysh u bo ky kontraktim, por prokuroria thotë që është dashtë me u bo prej operatoreve të ndryshëm, e këta e kanë ndjekur një procedurë të shpejt”, ka thënë Konjufca, duke thënë se në krejt mandatin e Qeverisë Kurti kanë qenë vetëm këto tri afera korruptive.
“Por, prej kësaj me i thanë Nagipi hajn, e i shtin prej Albin Kurtit, kjo është, bravo i qoftë atij që e argumenton. Por kjo është një gënjeshtër e madhe. Me fal që po e përdori këtë shprehje. Veç qeto tri raste për katër vjet janë kauza opozitare. Krejt këto kan më ra poshtë”, ka thënë Konjufca.
Ish-kryetari i Kuvendit ka harrur se i akuzuar për korrupsion është edhe zyrtari tjetër i VV-së, Faruk Mujka, i cili ende e drejton ndërmarrjen publike “Iber-Lepenci”.
Pretendimet e Konjufcës kanë nxitur reagimin e zyrtarëve të partive tjera që ishin pjesë e këtij debati.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një parti i mbroi publikisht zyrtarët e akuzuar për korrupsion.
“Për herë të parë në historinë e re politike të Kosovës kemi një parti e cila me entuziazëm të paparë u del në mbrojtje të akuzuarave për korrupsion dhe sulmon ata që i publikojnë rastet, në këtë rast mediat, dhe ata që i ngrisn aktakuzat, në këtë rast prokurorët”, është shprehur Çitaku.
Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është habitur me mbrojtjen e të akuzuarve për korrupsion nga numri dy i VV-së.
Ai ia ka rikujtuar Konjufcës së zyrtarët e VV-së janë zënë në flagrancë.
“Z. Konjufac, një numër i ministrave dhe zyrtarëve të VV-së janë zanë tu fshi lamë. Janë zanë jo gishtin në tegullë te mjaltës, por krejt krahu iu ka zanë në maxhe. Duhet me u distancu prej tyre. Kosova nuk e ka lluksin me i pas 2 mijë kontrata sekrete. Nuk e ka lluksin me dhanë kontrata e 10 milionë në negociuar në tavolinë”, është shprehur Haziri.






