8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Avni Dehari: Çështja e Astritit në dorë të Prokurorisë, ministria ka kërkuar disa herë të zbardhet rasti

- Advertisement -

Avni Dehari, babai i Astrit Deharit, mendon se Ministria e Drejtësisë nuk ka mundur të bëj me shumë në zbardhjen e rastit të djalit të tij.

Në përvjetorin e vdekjes se djalit të tij, Dehari, i cili është edhe deputet i VV-së, ka thënë se pushtetet janë të ndara dhe nuk ka mundësi që ekzekutivit të ndërhyj në gjyqësor.

“Pushtetet janë të ndara dhe nuk kanë mundësi t’iu përzihen Prokurorisë. Kanë kërkuar shpesh herë si ministrja dhe kabineti i saj që të zbardhet këtë rast edhe atë e kanë konsideruar si ndërhyrje”, ka thënë Dehari për “Front Online”.

Ai ka bërë me dije se zbardhja e rastit të vdekjes së Astrit Deharit është në duar të prokurorisë.

“Çështja e Astritit është në dorën e Prokurorisë që nga fillimi e deri më sot janë të njëjtit persona që kanë qenë 2016 dhe nuk kanë bërë diçka më tepër”, është shprehur Dehari.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit