Malisheva është tronditur sot nga një vrasje tjetër që ka ndodhur në këtë qytet. Punëtori nga Vraniqi i Suharekës, Avni Basha është qëlluar për vdekje nga shoku i tij malishevas, Isuf Zogaj.
Shokët dhe familjarët nuk kanë asnjë informacion më të voglin se cili mund të ketë qenë konflikti mes tyre që ka çuar deri në vrasjen e Bashës.
Avni Basha ishte bagerist dhe punonte në një kompani private.
https://www.facebook.com/100063640997174/posts/pfbid0uBSECXLjnfHdAguTt4AZiVesntyUA156oPw7aqqi5HuqBHR9hFLAJ6ttJyert7VXl/
Ai pas vetes la dy djemë, binjakë dhe bashkëshorten.
Vrasja e tij ka ndodhur në Banjë të Malishevës rreth orës 07:15 të mëngjesit. I dyshuari është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë.
Tronditëse: Vritet një person në Malishevë, dorasi vetëdorëzohet në Polici






