28.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Avni Arifi: Rugova si kryetar i LDK-së ia kishte dhënë PDK-së dhe AAK-së postin e kryeministrit

- Advertisement -

Ish-ambasadori dhe njohësi i çështjeve politike, Avni Arifi, ka komentuar debatet e fundit për Rugovizmin.

Ai ka thënë se vetë Ibrahim Rugova si kryetar i LDK-së, ua kishte dhënë kryeministrin PDK-së dhe AAK-së.

Postimi:

Janë bajagi qesharakë ata që thirren në Rugovizëm e shajnë LDK-në për koalicion me PDK-në e AAK-në. Po ua kthjell pak memorien: jo LDK-ja, por vetë Rugova si kryetar i LDK-së ka bërë koalicion edhe me PDK-në, edhe me AAK-në, e madje të dyjave ua ka dhënë postin e Kryeministrit. Sa me fat që Kosova atëherë nuk ka pasur kësi “Rugovistë” të sertë, se do ta kishin kompleksuar edhe vetë Rugovën. Dorën në zemër, ka pasur, por vetë Rugova e ka mbajtur një distancë sanitare me ta.

Të ngjashme

Të fundit