Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se avionë luftarakë britanikë kanë përgjuar dy avionë rusë që po fluturonin pranë hapësirës ajrore të NATO-s këtë javë.
Të martën, dy avionë RAF Typhoon u ngritën nga Baza Ajrore Malbork në Poloni për të përgjuar një avion rus të zbulimit mbi Detin Baltik.
Ndërsa, të enjten, dy Typhoon përgjuan një avion të panjohur që po largohej nga hapësira ajrore e Kaliningradit, shkruan BBC.
“Ky mision tregon aftësinë tonë për të… mbrojtur hapësirën ajrore të aleancës kudo dhe kurdo që të jetë e nevojshme, duke na mbajtur të sigurt në shtëpi dhe të fortë jashtë saj,” tha Ministri i Forcave të Armatosura, Luke Pollard.