0.1 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Avionë të aprovuar nga KFOR-i fluturojnë mbi Mitrovicë, Ferizaj e Prizren

- Advertisement -

Një avion i vogël është parë mbi qiellin e Mitrovicës këtë të diel, e një tjetër ka fluturuar mbi Ferizaj e Prizren.

Në lidhje me këtë, zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari” për Klankosova.tv tha se këto fluturime janë të aprovuara nga KFOR-i.

“Janë fluturime të aprovuara nga KFOR-i, prandaj ju lusim që të kontaktoni KFOR-in për detaje më të hollësishme”, është shprehur Gara.

Klankosova.tv ka kontaktuar me KFOR-in dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare nga ta.

Një aeroplan i ngjashëm është parë edhe ditë më parë në qiellin e Mitrovicës.

LAJME

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit