16.9 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

Avdyli: Kosova do të qeveriset edhe për një mandat nga qeveria aktuale

- Advertisement -

Haxhi Avdyli nga Partia Guxo thotë se Kosova do të qeveriset edhe për një mandat nga qeveria aktuale.

Avdyli deklaron se së shpejti do të formohet Qeveria Kurti III.

“Ne do të kemi një qeveri, dhe kjo qeveri do të bëhet nga një lloj vazhdimi i qeverisjes së kaluar. Do të kemi qeverinë Kurti III dhe për këtë tashmë jemi në fazën e numërimit të ditëve deri në konstituimin e Kuvendit dhe pastaj do të shkohet me hapa të tjerë”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas tij, asnjëra nga paritë opozitare nuk ka mundësi që ta krijojë qeverinë.

“Një gjë është e sigurt, opozita, përkundër dëshirës së tyre assesi nuk kanë mundësi të krijojnë qeveri. Kurti e ka treguar vullnetin për vazhdimin e qeverisë, tani jemi në afate kushtetuese ligjore që me certifikimin e rezultateve besoj që në këtë drejtim veç janë duke u bë hapat e parë”, tha ai.

Ndërkohë, për formimin e qeverisë, Avdyli thotë se janë në kontakt me partitë e minoriteteve, si dhe në bisedime me deputetë të ndryshëm.

“Ka kontakte me partitë minoritare, do të ketë kontakte edhe me deputetë të ndryshëm. Një e di që interesi i Kosovës, interesi i partive opozitare dhe i yni nuk është që të kemi zgjedhje të reja. Ne, nuk iu frikohemi zgjedhjeve të reja, mendoj se veç që do të kemi rezultate edhe më të mira”, deklaroi ai.

Për Avdylin zgjedhjet e reja do të jenë humbje kohe për Kosovën, dhe humbje për zhvillimet politike e ekonomike. Krahas kësaj, ai thotë se qeveria aktuale nuk është e interesuar për zgjedhje të reja.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit