I riu nga Qyshku i Pejës, Avullah Lushi, nga sot është pjesëtari më i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Lushit gjatë luftës së fundit në Kosovë i janë vrarë nëntë anëtarë të familjes: gjyshi, xhaxhallarët djemtë e xhaxhallarëve si dhe shumë bashkëfshatarë në Qyshk të Pejës.
Avdullahi, një ndër futbollistët e talentuar që i ka Kosova është edhe djali i Naim Lushit, ish-ushtarit të UÇK-së, i plagosur dhe i burgosur politik.
Postimi i plotë i Naim Lushit:
Avdullah TU DHASHTË E MBARA, E NDEROFSH ATDHEUN!
Rrugën e sherbimit ndaj Atdheut, nga sot në unoformen e ushtarit të Kosovës, e nisi duke marë bekimin e gjyshit, të axhallarëve e të bashkëfshatarëve të flijuar në altarin e lirisë. Para tyre u betua që do të shërbej ndershëm e që nuk do të lejoj që të shkilet e të humbet asnjë pikë e gjakut të derdhur për liri e shtet.
ME BESIM, NDERË E PËRKUSHTIM,
NDERIME ATDHEUT!