10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Avdullah Hoti ngre alarmin: Qeveria përveç BQK-së dhe Trustit, do t`i kap ATK dhe Agjencinë e Statistikave

- Advertisement -

As më shumë e as më pak sesa qeveritë e kaluara, po vepron edhe kjo qeveri që drejtohet nga Lëvizja Vetëvendosje me kryeministër Albin Kurti. që tashmë i ka bërë pothuajse dy vjet e gjysmë mandatë sa i përket emërimeve politike e partiake në borde dhe ndërmarrje të ndryshme publike.

Formulën për të cilën partia në pushtet e ka kundërshtuar fuqishëm sa ishte në opozitë të qeverive të kaluara, po e jetëson pikë për pikë sa i përket kapjeve e çkapjeve të ndërmarrjeve publike e bordeve e të tjera.

Dy vjet e gjysmë mandatë sa i ka bërë qeveria Kurti ka nisur me shkarkimin e çdo bordi apo drejtori në ndërmarrje publike e më pas ka emëruar qoftë zyrtarë të partisë nga Lëvizja Vetëvendosje apo edhe njerëz që janë përkrahës të këtij subjekti politik që është në pushtet.Qeveria që udhëhiqet nga Albin Kurti ka shkarkuar e emëruar borde e drejtor në Telekomin e Kosovës ,Korporatën Energjetike të Kosovës, Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Trepçës, e shumë borde të tjera.

Bordi i fundit që ka shkarkuar Qeveria e Kosovës në njërën nga mbledhjet e mbajtura ka qenë Bordi i Ndërmarrjes Publike Trainkos, ku ky bord ishte emëruar vet nga Qeveria Kurti në gusht të vitit 2022.Opozita, shoqëria civile por edhe të tjerë vazhdimisht kanë akuzuar këtë qeveri për kapjen apo vënien në kontroll të këtyre ndërmarrjeve publike.

Së fundi Qeveria i ka vënë syrin që të kap edhe njërën prej institucioneve me të rëndësishme në vend, siç është Banka Qendrore e Kosovës.Aty, qeveria po synon që për pozitën më të rëndësishme në këtë institucion ta emëroj Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës një njeri të tyre.

Por këtu nuk përfundon avazi për kontrollin dhe kapjen e institucioneve apo ndërmarrjeve që janë jetike në vend.Përveç pozitës së Guvernatorit të BQK-së, Qeveria po synon që edhe anëtarët e Bordit të Trustit Pensional të përzgjedhë njerëz të dëgjueshëm të pushtetit.

Alarmin për kapjen e BQK dhe trustit pensional nga Qeveria e Kosovës, tash e një kohë e kanë ngitur partitë opozitare që janë në Kuvendin e Kosovës, ekspert të ekonomisë, gazetar të këtij sektori dhe të tjerë.Avdullah Hoti ish kryeministër i Kosovës, aktualisht deputet i LDK në Kuvendin e Kosovës, ka thënë për Esxpose, se nuk ka se si të kuptohet ndryshe prolongimi për zgjedhjen e Guvernatorit të BQK dhe anëtareve të Bordit të Trustit nga qeveria e Kosovës, pos si një kapje dhe kontroll tjetër të këtyre dy institucioneve financiare.

Por ky deputet i LDK ka përmendur edhe institucione të tjera, që qeveria pritet të emëroj njerëz të tyre.Avdullah Hoti ka akuzuar rëndë qeverinë e Kosovës, ministrinë e Financave si të paaftë në qeverisje dhe ka përmendur pasojat në rast se BQK dhe Trusti Pensional do të kontrollohen nga njerëz të lidhur me pushtetin.

Sipas Hotit, gjatë dy vite gjysmë të qeverisjes, Qeveria Kurti nuk ka asnjë politikë të vetme fiskale për të promovuar zhvillim ekonomik, nuk ka as investime kapitale që është intervenim i drejtpërdrejt i qeverisë në infrastrukturë dhe që krijon efekte multifikuese në ekonomi, e as edhe politika fiskale të ndryshme për të promovuar punësimin në Kosovë.“Besoj që nuk ka si të kuptohet ndryshe përveç se tendencë për t`i future nën kontroll këto institucione vitale të ekonomisë prej BQK, Trusti, te ATK, te njësia e inteligjencës financiare, thesari i Shteti, Agjencia e Statistikave dhe plot institucione tjera që janë pa bartës të institucioneve, dhe unë nuk kam si ta kuptoj ndryshe, përveç tendencë për t`i vendosur këto institucione nën kontroll , unë i kam përcjell disa prej tyre i kam përcjell nga afër sepse këto trupa vijnë në komisioni për buxhet dhe në seancë të Kuvendit, siç është rasti me Trustin dhe Guvernatorin, ta zëmë te rasti i Guvernatorit gjatë gjithë vitit 2022 nga anëtar të Bordit është penguar zgjedhja e zv/ guvernatorëve, ta zëmë sikur të ishte një zv/ guvernator i zgjedhur ai do të kishte ushtruar detyrën e guvernatorit deri në zgjedhjen e guvernatorit të ri, por sot e kemi kryetarin e Bordit të BQK që ushtron detyrën e Guvernatorit, pra guvernatori i BQK nuk ka Bord mbikëqyrës, sepse ai person është vet ai që e kryen detyrën, i kanë prolonguar afatet për zgjedhjen e Guvernatorit, kanë bërë shkelje në procedura për zgjedhjen e Guvernatorit dhe kemi ardhur në një situatë, ku tash detyrohet kryetari ta marrë detyrën e guvernatorit, bile një ditë përpara se ta marrë detyrën e ka shkarkuar edhe një ushtruese të detyrës së zv/ guvernatorit. Njejtë ka ndodhur edhe me Trustin Pensional, është bojkotuar procesi i intervistimit të kandidatëve në komision, në atë komision është ministri i financave, guvernatori i BQK dhe auditori I përgjithshëm që janë përgjegjës për sjelljen e emrave të Trustit Pensional dhe e kanë bojkotuar atë proces deri në fund sa e kreu mandatin Guvernatori i mëparshëm dhe sot Bordi i Trustit nuk është funksional, miliona euro të investuara nëpër instrumente financiare, kur përballem më rënie të vlerës nëpër tregje nuk ka kush t`i tërheq ato, se nuk ka vendimmarrje, praktikisht jemi në mëshirën e tregjeve, investimet e Trustit Pensional të Kosovës, sot janë në mëshirën e tregjeve”, thotë Hoti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit