26.4 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Avdiu për Osmanin: “Nesër prindërit mos t’i çojnë fëmijët në shkollën ‘Ismail Qemali’”, i ra ndermend Vjosës me i pshtu çikat e veta prej papastërtisë”

- Advertisement -

Aktivistja Zana Avdiu, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani në “Pressing” të T7.

Osmani ka thënë se “i ka dërguar vajzat në shkollë private për shkak se në shkollën Ismail Qemaili i kanë pasur klasat afër tualeteve dhe iu rrezikohej shëndeti”.

Avdiu ka thënë se kjo deklaratë e Osmanit ishte skandaloze.

“Deklaratat për shkolla kanë qenë skandaloze në anën tjetër. A është dashur të fotografohen vajzat e presidentes, jo sepse janë të mitura. Videot nuk janë publiku, po flasim në parim. Nuk ka të keqe nëse vajzat e presidentes janë në shkollë private”.

“Për mua më skandaloze ishte kur tha e kanë pasur klasën afër tualeteve dhe është rreziku shëndeti i vajzave. Nëse sot ndodh një luftë në Kosovë, dmth Osmani me Prindonin me eckan nga këtu Si zonja Osmani nuk e ka ngritur këtë çështje me i shpëtu edhe fëmijët e njerëzve që janë në atë shkollë. Unë po iu them prindërve të nxënësve të shkollës Ismail Qemaili, mos i çoni nesër fëmijët në shkollë e t’i rrezikoni, kështu po thotë Vjosa Osmani”, ka thënë Avdiu.

Të ngjashme

Të fundit