23.8 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Avdi Hoti zgjidhet Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës

 Sot, në sallën e konferencave të Stacionit Policor “Qendra”, u mbajt me sukses Kuvendi i V-të Zgjedhor i Rregullt i Sindikatës së Policisë së Kosovës, në të cilin u zgjodhën organet e reja drejtuese të këtij mekanizmi të rëndësishëm sindikal.
Pas një procesi transparent dhe demokratik, me përkushtim ndaj të ardhmes së të drejtave të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti u zgjodh me shumicë votash si Kryetar i ri i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ndërsa znj. Edita Azemi u zgjodh Nënkryetare.
Me këtë rast, të pranishmëve iu drejtua kryetari i BSPK-së, z. Atdhe Hykolli, me një fjalë rasti, duke theksuar rolin thelbësor të sindikatës në fuqizimin e pozitës së pjesëtarëve të Policisë, në avancimin e të drejtave të tyre, si dhe në ndërtimin e një ambienti profesional, dinjitoz dhe të sigurt për të gjithë.
Kryetari i zgjedhur, z. Avdi Hoti, delegatëve dhe të pranishmëve iu drejtua me një falënderim: ky Kuvend është dëshmi e demokracisë së brendshme sindikale dhe e përkushtimit tonë për të avancuar të drejtat dhe mirëqenien e punonjësve të Policisë së Kosovës. Përmes këtij forumi ne jo vetëm që reflektojmë mbi arritjet dhe sfidat, por gjithashtu nderojmë rrugën për të ardhmen – një të ardhme të sigurt, më të drejtë dhe më të denjë për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballet policia jonë, qoftë në aspektin e punës, ashtu edhe në atë social-ekonomik, por jemi po aq të vendosur që përmes organizimit dhe zërit sindikal t’i realizojmë të gjitha kërkesat e punonjësve të Policisë së Kosovës.
Kuvendi përmbylli punimet në një atmosferë uniteti, përgjegjësie dhe bashkëpunimi, duke u uruar organeve të reja drejtuese punë të mbarë, vendosmëri dhe suksese të vazhdueshme në misionin fisnik të përfaqësimit dhe mbrojtjes së dinjitetit të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit