Artistja shqiptare, Ava Max, ka paralajmëruar se më 1 shtator do të sjellë për fansat këngën e saj më të re.
“Million dollar baby” do të mbajë titullin kënga e saj më e re, të cilën ajo e paralajmëroi përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
Së fundmi, artistja publikoi disa fotografi të reja, ku dukej mjaft provokuese e veshur me një bluzë dhe fund të shkurtër ngjyrë rozë.
Në sesionin e fotografive Max ndau me ndjekësit edhe një imazh ngacmues ku shihej duke ngritur bluzën për të ekspozuar pak nga gjoksi i saj.