23.4 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

AUV e pranon, përdori produkt që nuk është i dedikuar ekskluzivisht për eliminimin e rriqrave

- Advertisement -

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar se për fushatën parandaluese kundër Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) është përdorur një preparat veterinar që trajton morrat, mizat dhe rriqrat, por që nuk ishte specifik për trajtimin e rriqrave.

Në një njoftim zyrtar, AUV bën të ditur se gjatë aktivitetit të fundit për mbrojtjen e kafshëve në ferma, është përdorur preparati “Deltanil Pour-On” i prodhuar nga kompania Virbac në Francë.

“Preparati i përdorur në këtë aktivitet ka qenë “Deltanil Pour-On”, nga prodhuesi Virbac, Francë. Ky është një produkt veterinar i regjistruar në Regjistrin e Produkteve Medicinale Veterinare dhe përdoret kryesisht për kontrollin e ektoparazitëve te kafshët në ferma. Preparati është përdorur për repelimin e kafshëve si masë parandaluese kundër EHKK-së”.

“Substanca aktive e këtij preparati është Deltamethrin, e cila ka veprim insekticid dhe akaricid, duke ndikuar në parandalimin dhe largimin e parazitëve të jashtëm si rriqrat, mizat dhe morrat te kafshët shtëpiake: gjedhët, delet dhe dhitë (dythundrakët), dhe në raste të veçanta, edhe te kuajt (njëthundrakët). Preparati i përdorur ka ofruar siguri, cilësi dhe efikasitet të lartë, ndërsa karenca e tij pas përdorimit është në përputhje me standardet e kërkuara për substancat aktive dhe limitet maksimale të lejuara në produktet me prejardhje shtazore”, thuhet në njoftim.

Sipas raportimeve të Periskopit, ky produkt veterinar përmban substancën aktive Deltamethrin, e cila ka veprim insekticid dhe akaricid, dhe përdoret për kontrollin e ektoparazitëve si morrat, mizat dhe rriqrat, por nuk është i dedikuar ekskluzivisht për eliminimin e rriqrave

Të ngjashme

Të fundit