-3.5 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Autoriteti i Konkurrencës thirrje bizneseve të ndalojnë rritjen e “paarsyeshme të çmimeve”

- Advertisement -

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës u ka bërë thirrje bizneseve të ndalojnë çdo rritje të pajustifikuar të çmimeve gjatë festave të fundvitit.

Ky institucion ka paralajmëruar pasoja nëse ka rritje të çmimeve.

“Rikujtojmë se çdo marrëveshje, bashkërendim apo veprim i njëanshëm ndërmjet bizneseve që ka për qëllim ose efekt rritjen artificiale të çmimeve, ndarjen e tregut, kufizimin e konkurrencës apo abuzimin me pozitën e përbashkët dominuese, përbën shkelje të rëndë të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe është subjekt i sanksioneve ligjore”, thuhet në reagimin e tyre.

AKK ka thënë se çmimet duhet të reflektojnë kushtet reale të tregut dhe jo marrëveshje të ndaluara, sjellje spekulative apo shfrytëzim të pozitës së përbashkët në treg.

Poashtu nga ky institucion është bërë e ditur se që nga fillimi i muajit dhjetor inspektorët janë në teren në çdo qytet të Kosovës.

“Që nga fillimi i muajit Dhjetor dhe deri në fund të këtij muaji, të gjithë inspektorët e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë çdo ditë në terren në çdo qytet të Republikës së Kosovës, duke monitoruar me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet dhe rritjet e çmimeve në treg”, thuhet tutje.

Ndryshe në Kosovë, sipas qytetarëve çmimet  në prag të festave rriten çdo herë.

Të ngjashme

Të fundit