AKK-ja ka reaguar se gjatë monitorimit të tregut ka vërejtur se shtëpitë botuese të teksteve shkollore janë duke i kushtëzuar libraritë e këto të fundit prindërit dhe konsumatorët që përveç fletores së punës
detyrohen të blejnë edhe librin kryesor/bazë nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të.
Sipas AKK, këto veprime janë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.
“Lidhur me shqetësimet e publikut rreth blerjes së librave/teksteve shkollore, Autoriteti i Konkurrencës ka monitoruar tregun përkatës dhe fton shtëpitë botuese dhe libraritë të veprojnë.
Gjatë monitorimit të tregut ka vërejtur se shtëpitë botuese të teksteve shkollore janë duke i kushtëzuar libraritë e këto të fundit prindërit/konsumatorët që përveç fletores së punës detyrohen të blejnë edhe librin kryesor/bazë nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të. Këto veprime janë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e
Konkurrencës”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Autoriteti i Konkurrencës kërkon urgjentisht që shtëpitë botuese dhe libraritë t’i furnizojnë me fletore pune nga klasa e VI-të deri në klasën e IX-të, të gjitha libraritë të cilat janë të interesuara t’i kenë në dispozicion këto materiale, me qëllim që konsumatori/prindërit mos të kenë kushtëzime në blerjen e teksteve shkollore dhe fletoreve të punës, por që të njejtat blerësit t’i kenë në dispozicion.
Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron shtëpitë botuese dhe libraritë që nëse nuk marrin masa për të hequr kushtëzimin, jemi të detyruar të veprojmë konform Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës me qëllim të parandalimit të abuzimit me çmime dhe kushtëzimeve në treg, e në përputhje me nenin 37 dhe 49 të Ligjit Mbrojtjen e Konkurrencës, të nxjerrim konkluzion për fillimin e procedurës hetimore dhe të shqiptojmë Masat e Përkohshme (masa administrative).
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=614619864188886&id=100069226321527&mibextid=Nif5oz