31.3 C
New York
Tuesday, July 1, 2025

Buy now

Autoriteti i Konkurrencës hap procedurë hetimore ndaj 4 operatorëve kabllor për “marrëveshje të ndaluar”

- Advertisement -

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka nisur procedurat hetimore ndaj katër operatorëve të mëdhenj kabllorë në vend, nën dyshimet për përfshirje në marrëveshje të ndaluara dhe formim të kartelit. Kompanitë nën hetim përfshijnë Artmotion sh.p.k., Kujtesa Net sh.p.k., Telkos l.l.c., dhe ISP Broadcast sh.p.k.

Hetimi, i cili bëhet e ditur se ka filluar më 8 gusht 2024, bazohet në dyshimet se këta operatorë kanë qenë të përfshirë në fiksimin e çmimeve dhe ndarjen e tregut brenda sektorit të telekomunikacionit.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Autoriteti i Konkurrencës theksoi se tashmë janë mbledhur prova të konsiderueshme gjatë ekzaminimit paraprak.

“Autoriteti i Konkurrencës, në përputhje me mandatin e tij dhe ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, për të mbrojtur dhe promovuar konkurrencën e drejtë dhe të lirë, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në shqyrtimin paraprak të këtij rasti. Gjatë shqyrtimit janë grumbulluar dëshmi të konsiderueshme që tregojnë se këto kompani kanë krijuar një sistem për të fiksuar çmimet, për të ndarë tregun dhe për të kufizuar opsionet e disponueshme për konsumatorët”, thuhet në njoftim.

“Këto veprime jo vetëm që rrisin çmimet për konsumatorët, por gjithashtu krijojnë një mjedis të padrejtë për bizneset e tjera që operojnë në të njëjtin sektor, duke zvogëluar konkurrencën dhe duke shtrembëruar tregun. Ky hetim synon të sigurojë se çdo veprim i tillë që dëmton konkurrencën do të trajtohet sipas ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit