-1.6 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Autorët e sulmit në Sydney janë babë e bir, policia jep detaje rreth rastit

- Advertisement -

Kryeministri i New South Wales, Chris Minns ka dhënë detaje në lidhje me sulmin në Sydney, duke konfirmuar se 15 persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe një nga të shtënat ka vdekur gjithashtu.

Komisioneri i Policisë, Mal Lanyon, thotë se dy personat e armatosur ishin babë e bir, 50 dhe 24-vjeçar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Policia thotë se 50-vjeçari ishte posedues i armëve të zjarrit me leje, kishte gjashtë armë zjarri të regjistruara në emrin e tij dhe se gjashtë armë zjarri u gjetën në Bondi Beach.

Tutje, thuhet se dy pajisje janë gjetur në vendngjarje dhe tashmë të njëjtat janë në duart e policisë.

Dy prona janë kontrolluar nga oficerët gjatë natës në periferitë perëndimore të Sidneit, Campsie dhe Bonnyrigg.

Policia gjithashtu thotë se 328 oficerë janë në detyrë për të ofruar siguri dhe mbështetje shtesë në Sidnei.

Të ngjashme

Të fundit