Opinionisti Vehbi Kajtazi, vlerëson se Kosova është në proces të konsolidimit të një autonomie për serbët.
“Të gjerë dhe me kompetenca të fuqishme, e cila nis tash por e cila nuk e dimë se ku përfundon”, tha Kajtazi.
Kajtazi tha se me rastin e krijimit të “Zajednicës” do të ketë edhe festime nga ana e serbëve.
“Do të shohësh nacionalizëm, do të shohësh ikonografi, festë me këngë çetnike”, deklaroi ai.
Ai deklaroi se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovernier, po mundohet që ta zbusë përmmbajtjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Unë shoh një frikë të faktorit ndërkombëtar, të reagimit lidhur me përmbajtjen dhe si do të duket autonomia e serbëve në Kosovë”, tha opinionisti Kajtazi në Rubikon.