Të hënën më 10.06.2024, në ora 18:00, do të lansohet ekspozita “REPORTING HOUSE”
Ekspozita hapet në ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia”, në Prishtinë, objekt ky i cili për herë të parë shndërrohet në hapësirë kulturore. E prodhuar nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery, ekspozita prezanton punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefakte të punonjësve të mediave, punë këto që vendosen krahas veprave të artit bashkëkohor që reflektojnë mbi ndikimin e luftës në dekadat që pasuan.
Pjesë e kësaj Shtëpie të Gazetarëve do të jetë edhe vetura e Vaughan Smith, kameramanit anglez nga Frontline Njus Television, veturë kjo të cilën ai e kishte përdorur gjatë luftës së fundit në Kosovë.