Policia e ka konfirmuar raportimin e Klankosova.tv se një grua është goditur nga një automjet në Fushë-Kosovë, rreth orës 22:00, të shtunën.
Për Klankosova.tv, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka theksuar se këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
“Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja, e cila menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor,” ka thënë Ahmeti.
E njëjta ka pohuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.






