Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë hyrë gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut gjatë ditës së enjte, këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, automjetet kanë qëndruar disa minuta në një stacion karburanti, ku janë vërejtur nga policia dhe janë pyetur për praninë e tyre.
“Po është e vërtetë, diku para orës 11.00 në afërsi të stacionit Policor në Mitrovica Veri janë parkuar disa automjete të FSK-së. Kur atyre iu është afruar Policia, të njëjtit kanë thënë se e kanë ngatërruar rrugën. Policia i ka përcjell nga ai vend deri te Kërshi i Dudës”, ka konfirmuar Elshani për EO.