-0.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Autobusi me targa të Kosovës aksidentohet në Kroaci

- Advertisement -

Një autobus me targa nga Kosova është aksidentuar në Koraci.

Siç raporton Jutarnji List, autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zajencinës të mërkurën në mbrëmje.

Siç raportohet, autobusi doli jashtë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e timonit.

Në autobus ishin 26 pasagjerë dhe dy shoferë.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësit e Zagrebit kanë mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe me kujdes dhe vëmendje maksimale kanë nxjerrë të gjithë personat nga dera e shoferit. Sipas informacioneve të Jutarnji list dy persona kanë raportuar për lëndime të lehta.

Policia e Zagrebit thotë se aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës. Nuk dihet arsyeja pse ai ka humbur kontrollin e timonit dhe fatin e mirë që autobusi nuk është përmbysur plotësisht. Ende nuk dihet saktë dëmi material.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit