Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka treguar se autobusi që u përfshi në aksidentin e sotëm ishte me maturantë nga Presheva, që ishin në Kosovë për ekskursion.
Ai tha se të gjithë ata janë mirë dhe se i është siguruar një transport tjetër për t’u kthyer. “Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale. Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë.
Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë”, ka thënë ai.
Ai iu ka bërë thirrje prindërve të nxënësve që të qëndrojnë të qetë.
30 persona mbetën të lënduar në aksidentin e ndodhur sot në fshatin Vragoli të Prishtinës, ku janë përfshirë një autobus, një kamion dhe një makinë.