Pas bllokimit të autobusëve të Kosovës në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë ka reaguar edhe agjencia Sharr Travel.
Në njoftim thuhet se pala serbe ka bllokuar disa autobusë dhe të njëjtit nuk po i lejon të vazhdojnë rrugën në territorin e saj pa asnjë sqarim të vetëm.
“Ne po iu njoftojmë se autobusët e “Sharr Travel” për të ardhur drejt Kosovës e kanë shmangur Serbinë. Pra, autobusët tanë janë duke udhëtuar nga Kroacia në drejtim të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Autobusi që është nisë mbrëmë nga Zvicra për në Kosovë ndodhet në Kroaci në drejtim të Splitit për të kaluar transit Malin e zi dhe Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e Sharr Travel.