24.7 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Autoambulanca me targa të Serbisë hyn ilegalisht në Kosovë, shoqërohen në polici shoferi, pasagjeri dhe dy pacientë

- Advertisement -

Një autoambulancë me targa të Serbisë është futur ilegalisht në Kosovë në fshatin Kapi në Kamenicë.

Policia tha se për këtë rast janë shoqëruar në polici shoferi, pasagjeri dhe dy pacientë, të cilët më pas u liruan në procedurë të rregullt.

“Kalim ilegal i kufirit – Fsh. Kapi, Kamenicë 26.09.2025 – 18:00. Janë shoqëruar në stacionin policor vozitësi i autoambulancës me targa të Serbisë, i dyshuari mashkull kosovar, pasagjeri dhe dy pacientë, pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari, pasagjer dhe dy pacientet janë liruar në procedurë të rregullt”, tha policia në raport.

Të ngjashme

Të fundit