3.7 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Austria mbështet rrugëtimin e Kosovës për në BE

- Advertisement -

Edhe Austria është rreshtuar krah shteteve evropiane që mbështesin anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

Ministrja austriake për BE, Karoline Edtstadler, ka shkruar në Twitter se aplikimi i Kosovës për anëtarësim edhe një hap historik.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian është një hap historik. Është e rëndësishme që t’i ofrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor më afër BE-së. Shpejtësia e integrimit të Kosovës do të varet nga angazhimi i saj për t’i adoptuar reformat e nevojshme. Austria do ta mbështesë Kosovës në rrugëtimin e saj”, ka shkruar Edtstadler.

Kroacia, Estonia dhe Austria janë deri tani shtetet që kanë shprehur mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në BE.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dorëzuar zyrtarisht të enjten në Pragë të Çekisë kërkesën e vendit për t’u anëtarësuar në BE.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit