20.3 C
New York
Sunday, May 18, 2025

Buy now

Austria, fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria renditet në vendin e tetë

- Advertisement -

Në një atmosferë elektrizuese në arenën St. Jakobshalle në Bazel të Zvicrës, Shkodra Elektronike e ka përmbyllur me stil pjesën e performancave në natën finale të Eurovision Song Contest 2025.

Me këngën “Zjerm”, përfaqësuesit e Shqipërisë u ngjitën në skenë të fundit dhe mbyllën programin garues me një performancë të fuqishme dhe të veçantë.

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca janë vetë autorë të këngës “Zjerm”, derisa në tekst janë ndihmuar edhe nga Lekë Gjeloshi.

Performanca e tyre u karakterizua nga një kombinim unik i muzikës elektronike me motive tradicionale, duke sjellë një identitet të dallueshëm që ka tërhequr vëmendjen e publikut evropian që nga prezantimi i parë. Skena u shndërrua në një shpërthim ngjyrash kuqezi, ritmesh dhe emocionesh, që përforcoi edhe më shumë mesazhin artistik dhe simbolik të këngës “Zjerm”.

Të ngjashme

Të fundit