6 C
New York
Wednesday, March 26, 2025

Buy now

Austria do të kujdeset që Ballkani Perëndimor të jetë lartë në agjendën e Bashkimit Evropian

- Advertisement -

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj është takuar me homologun e tij nga Austria, Alexander Van der Bellen.

Presidenti austriak, pos për Shqipërisë ka shkruar në “X” për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se Austria do të kujdeset që Ballkani Perëndimor të jetë lartë në agjendën e Bashkimit Evropian në aspiratën për integrim në këtë rajon.

“Shqipëria mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Austrisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, si dhe në përpjekjet tona të vazhdueshme për të siguruar që Zgjerimi i BE-së dhe Ballkani Perëndimor të qëndrojnë në krye të axhendës së BE-së”, ka thënë ai.

Po ashtu ka folur specifikisht për progresin që ka shënuar Shqipëria dhe synimin për integrim në BE deri në vitin 2030.

“Shqipëria ka arritur progres të rëndësishëm në vitet e fundit dhe është bërë një nga pararendësit në procesin e anëtarësimit në BE. Ambicia e vendit është të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030”, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit