Rafael Nadal e ka nisur tentimin për titullin e 21-të rekord grand slam me fitore ndaj Marcos Gironit në rrethin e parë të Australian Open.
Numri gjashtë i botës Nadal e mposhti amerikanin Giron 6-1, 6-4, 6-2, raporton Gazeta Express.
Tenisti spanjoll u rikthye në garën e grand slamit pas një mungese pesëmuajshe si pasojë e lëndimit të këmbës.
Nadal është ish-kampioni i vetëm i Australian Open që po garon për trofeun e sivjetmë.
Roger Federer mungon shkaku i lëndimit, ndërsa Novak Djokovic u dëbua nga Australia pasi iu anulua viza të dielën.
“Kam pasur disa muaj shumë sfidues, çaste të vështira dhe shumë dyshime”, tha Nadal pas triumfit.
Nadal e fitoi grand slamin Australian Open për herë të parë dhe të fundit në vitin 2009.