8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Australia i jep Ukrainës 100 milionë dollarë ndihma ushtarake

- Advertisement -

Australia do t’i ofrojë Ukrainës një paketë ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh.

Zëvendëskryeministri australian dhe Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles, me anë të një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes, Ivan Havryliuk, ka njoftuar për ndihmën e re ushtarake.

Sipas Marles, 50 milionë dollarë nga kjo shumë do të shkojnë për sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi, 30 milionë dollarë për dronë dhe 15 milionë të tjerë për pajisje si helmeta, varka, maska dhe gjeneratorë.

Ministri australian tha se Ukraina dhe populli i saj kanë duruar më shumë se dy vjet që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit