9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Australi, agresori që vrau gjashtë persona rezulton me probleme të shëndetit mendor

- Advertisement -

Burri që goditi për vdekje gjashtë persona në Sidney të Australisë kishte probleme me shëndetin mendor në të kaluarën dhe nuk ka asnjë indikacion se sulmi ishte me ndonjë motiv, kështu tha të dielën policia.

Sulmi në fjalë ndodhi në një nga qendrat tregtare më të ngarkuara të qytetit, tha policia të dielën.

Sulmuesi, i identifikuar nga policia si 40-vjeçari, Joel Cauchi, ishte i njohur për policinë në shtetin fqinj të Queensland dhe policia ka folur me familjen e tij pas sulmit të së shtunës, sipas policisë nga New South Wales dhe Queensland.

Familja e Cauchit e njohu atë dhe kontaktoi policinë të shtunën pasi i panë raportimet e lajmeve për vrasjet.

“Familja, kur shikuan pamjet e ngjarjes në TV, menduan se mund të kishte qenë djali i tyre dhe ata iu drejtuan autoriteteve”, tha Ndihmës Komisioneri i Policisë në Queensland, Roger Lowe.

Familja tha se ishte e shkatërruar nga veprimet e tij, duke shprehur ngushëllime për viktimat dhe oficerin e policisë që e qëlloi për vdekje, shkruan Reuters.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit