Edhe pse marrëdhënia mes aktores Vanessa Hudgens dhe Austin Butler ka marrë fund ky i fundit vazhdon të vlerësojë ish-partnerën për ndikimin që ajo pati në karrierën e tij.
Aktori i filmit “Elvis” pranoi se ishte Hudgens ajo që e bindi atë të provonte të luante këtë rol të vështirë.
“Ne kishim qenë bashkë për kaq shumë kohë dhe pati një moment kur ajo më bindi,kështu që unë i detyrohem asaj humë që besoi tek unë”- u shpreh Butler duke ju referuar aktores me të cilën ka qënë në një romancë për gati një dekadë.
Porteritzimi i këngëtarit Elvis Presly nga aktori Austin Butler bërë që ky i fundit të merrte mjaft vlerësime
Ai fitoi një çmim “Golden Globe” në kategorinë e aktorit më të mirë për interpretimin e tij në këtë film dhe gjithashtu është nominuarnë kategorinë e aktorit më të mirë të këtij viti për çmimin Oscar.
Butler kishte tre vite që përgatitej për këtë rol dhe më herët për mediat e huaja është shprehur se kishte muaj që nuk fliste me familjen gjatë kohës që po punonte për këtë rol.
Megjithatë, pavarësisht kësaj ai theksoi se përkushtimi i vërtetë ndonjëherë kërkon sakrifica të tilla.