Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, ka takuar banorët e disa fshatrave të Drenasit.
Ajo ka treguar për entuziazmin e këtyre banorëve.
Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se gjatë tri jave të fushatës qytetarët e kanë kuptuar se Kosova mund të mirë vetëm me Bedri Hamzën.
“Entuziazëm i madh për fitoren e PDK-së edhe në takimet me banorët e Arllatit dhe të Baicës. Gjatë këtyre tri jave të fushatës zgjedhore, qytetarët e kanë kuptuar se Kosova mundet më mirë vetëm me PDK-në dhe Bedri Hamzën kryeministër”, ka shkruar Berisha.