Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 68, Aurora Berisha, ka takuar banorët e fshatit Gradicë dhe Likoshan të Drenasit, ku ka marrë mbështetje në garën për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe që po na jepni ngado. Jeni motivi dhe forca jonë për të ndërtuar një Kosovë ma të mirë – të denjë për sakrificat e popullit tonë”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Postimi i plotë:
Në Gradicën e Dr. Lecit u pritëm nga familja Ahmeti. Ndërsa në Likoshan, dyert dhe zemrat na hapi familja Gjeli. Të dy këto fshatra kanë dhënë shumë për lirinë e Kosovës, prandaj, sot, është përgjegjësia jonë t’ua kthejmë me punë e angazhim për një të ardhme ma të mirë.
Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe që po na jepni ngado. Jeni motivi dhe forca jonë për të ndërtuar një Kosovë ma të mirë – të denjë për sakrificat e popullit tonë.
#PDK131 #BedriHamza #MemliKrasniqi #AuroraBerisha #AuroraBerisha68