Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Aurora Berisha, ka zhvilluar një takim me gratë e fshatit Komoran, ku ndau vizionin e partisë për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur që pata mundësinë të diskutoj me këto gra të mrekullueshme për rëndësinë e barazisë dhe zhvillimit. Besojmë me gjithë zemër se të dyja ecin krah për krah,” deklaroi Berisha.
Ajo theksoi se në qeverinë e ardhshme, të udhëhequr nga Bedri Hamza, vajzat dhe gratë do të kenë mbështetje të plotë për të realizuar potencialin e tyre. Programi i PDK-së përfshin përmirësimin e kushteve për nënat në tregun e punës dhe mbështetje gjatë periudhës së lindjes.
“Gruaja ka qenë, është dhe do të mbetet shtylla kryesore e shoqërisë sonë,” përfundoi ajo.
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#AuroraBerisha68