Kandidatja për deputete nga PDK, Aurora Berisha, ka nisur javën e tretë të fushatës zgjedhore me takime të rëndësishme.
Ajo prezantoi programin e Partisë Demokratike të Kosovës para profesoreshave të shkollës së mesme teknike, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit të grave në shoqëri.
Më pas, Berisha zhvilloi takime me banorët e Sankocit dhe Zabelit të Epërm, ku u prit me përkrahje të madhe dhe vullnet për ndryshim.
“Entuziazmi dhe mbështetja e qytetarëve po na japin bindjen se më 9 shkurt, fitorja do të jetë e PDK-së,” tha Aurora Berisha.
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#AuroraBerisha68