Kandidatja e PDK, Aurora Berisha, ka falënderuar të gjithë qytetarët që treguan kulturë të lartë demokratike dhe e bënë këtë proces një festë të vërtetë të demokracisë!
Ajo ka një mirënjohje për kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza, dhe Kryetarin Memli Krasniqi për një fushatë të ndërtuar mbi vlera, vizion dhe unitet, që solli mbi 200 mijë vota për PDK – rezultatin më të mirë në shumë vjet.
Postimi i plotë:
Faleminderit!
Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve që treguan kulturë të lartë demokratike dhe e bënë këtë proces një festë të vërtetë të demokracisë!
Një mirënjohje e veçantë për kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza, dhe Kryetarin Memli Krasniqi për një fushatë të ndërtuar mbi vlera, vizion dhe unitet, që solli mbi 200 mijë vota për PDK – rezultatin më të mirë në shumë vjet.
Këto zgjedhje treguan se PDK është dhe mbetet një forcë e madhe politike dhe se qytetarët e kanë përqafuar alternativën tonë për më shumë zhvillim, dinjitet dhe shpresë për të ardhmen.
Për mua personalisht, kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Jam e lumtur nga mbështetja e secilit prej jush, nga çdo fjalë inkurajuese, çdo dorë e shtrënguar dhe çdo votë e dhënë me besim.
Ju falënderoj me gjithë zemër për mbështetjen ndaj PDK-së dhe për mbështetjen tuaj për mua. Ky është vetëm fillimi!
Sinqerisht,
Aurora