Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha ka takuar banorët e fshatit, Panorc të Malishevës, në tokën e Miftar Hasanit.
Berisha i ka falënderuar banorët për pritje, ku ka thënë se janë shtëpia e saj e dytë.
Postimi i plotë:
Faleminderit, shtëpia ime e dytë, që më prite me krahë hapur!
Në Panorc të Malishevës, në tokën e Miftar Hasanit, ndjeva fuqinë e bashkimit, të dashurisë dhe të besimit.
Jam e përulur dhe e nderuar për përkrahjen tuaj të sinqertë.
Është përgjegjësi e madhe dhe një privilegj i pashoq të jem në shërbimin tuaj.
Faleminderit që jeni aty, që më besoni dhe që më frymëzoni të punoj me përkushtim për të mirën tonë të përbashkët. Me zemrën plot mirënjohje, ju përqafoj të gjithëve.