Ajo së fundmi lansoi këngën e re të titulluar “Se te dua”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga vet artistja në bashkëpunim me Rozana Radin, kurse për muzikën u përkujdes Gent Myftaraj.

Producimi ndërkohë u bë nga GMAJ7 Production dhe videoja nga Frame Company.
Besohet që edhe kjo këngë e Aurelës do të pritet mirë e do të pëlqehet nga publiku.

Kjo vjen pak javë pas “O Ma”, projektin që ia dedikoi vajzave të saj: Graces dhe Abit.
Gaçe gëzon shumë vite në skenë dhe është njëra nga këngëtaret më të dalluara të estradës.
