Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj përfundimisht do të largohet nga skuadra e Augsburgut këtë verë, kanë njoftuar mediumet në Gjermani.
Trajneri i ri i Augsburgut, Sandro Ëagner nuk llogarit në mesfushorin 27-vjeçar dhe këtë ia ka bërë me dije edhe klubit gjatë fazës përgatitore.
Sezonin e shkuar, Rexhbeçaj pati vetëm 1 gol dhe 1 asistim në 27 ndeshje kampionale kurse kontratë me Augsburgun i skadon vitin e ardhshëm.
Duke e pasur këtë parasysh, drejtuesit e Augsburgut e kanë vendosur mesfushorin në listën e largimeve dhe janë në pritje të ofertave për shëbrimet e tij.
Kartoni i tij vlerësohet rreth 3 milionë euro kurse Rexhbeçaj para Augsburgut ka luajtur edhe për Ëolfsburgun, Bochumin e Kolnin.