Zyra Kombëtare e Auditimit ka njoftuar se në raporton për ndërimin e objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji në ShSKUK, janë identifikuar mangësi.
Procesi i auditimit ka rezultuar me mangësi në procesin e buxhetimit, tenderimit dhe menaxhimit të fondeve, transmeton Klankosova.tv
“Auditimi vë në pah mospërputhje në planifikimin buxhetor për ndërtimin e objektit për klinikat Hemato-Onkologji dhe Nefrologji, qasje të dyfishtë në hartimin e specifikave teknike, mospërputhje në mes të dokumentacionit teknik të projektit dhe paramasës, si dhe mangësi në procesin e vlerësimit të ofertës gjatë procesit të tenderimit dhe në procesin e menaxhimit të shpenzimeve.”
Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka theksuar se mangësitë e evidentuara nga auditimi reflektojnë nevojën për qasje më sistematike dhe respektim të plotë të kornizës ligjore në zbatimin e projekteve.
“Kjo do të mundësojë rritjen e përgjegjshmërisë, transparencës dhe integritetit në menaxhimin e fondeve publike.”/Klankosova.tv






