2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Audio-incizimi: Skandali i lajmit të rrejshëm në RTK, biseda kur Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në

- Advertisement -

Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë e Kosovës për inteligjencë në skandalin e “Slobodna Bosna”.

Nga mbledhja e Bordit të RTK-së, dëgjohet Gërvalla duke folur, teksa thotë se shkrimin ia ka sjellë AKI-ja. Ai po ashtu thotë se zyrtari që ia ka sjellë atë, ndodhej në Bosnjë në një seminar, ku sipas tij po diskutohej shumë për artikullin e rrejshëm të një portali boshnjak kundër dy mediave të Kosovës.

Gërvalla e ka pranuar në një raportim të tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të Bordit të RTK-së më 23 korrik, se lajmi i rrejshëm nga “Slobodna Bosna” kundër dy mediumeve në Kosovë, i ka ardhur direkt si informacion nga AKI-ja.

Më 22 korrik, RTK-ja citonte një artikull të “Slobodna Bosna” që shkruante se portali Periskopi është “nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit Milan Radoiçiq”, dhe se së fundmi “është bërë një transaksion miliona dollarësh te Nacionale”.

Sipas Rilind Gërvallës, AKI-ja e drejton një sektor që operon në fushën e sigurisë kombëtare dhe lajmeve të rrejshme, një lëvizje të cilën kryeministri Albin Kurti e ka formësuar si “luftë hibride”.

Ky seksion i AKI-së, thekson Gervalla, “ka bashkëpunuar rregullisht me RTK-në”.

Paparaci e ka siguruar audio-incizimin e plotë të mbledhjes, në të cilin Gërvalla ka pohuar se lajmi është përkthyer dhe botuar nga RTK-ja pas konsultimit me një zyrtar të AKI-së.

Gërvalla e citon zyrtarin përgjegjës për “seksionin e mediave” në AKI, t’i ketë thënë atij se “lajmi po diskutohet shumë këtu [në Bosnjë e Hercegovinë]”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit