Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka kritikuar ashpër ndaj qëndrimit të Drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvallës mbi lajmin e rremë të publikuar për dy mediat në Kosovë.
Sipas Sylës prapa kësaj po qëndron Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Nga audioincizimi i fundit i publikuar nga Paparaci, tregohet se Albin Kurti qëndron prapa linçimit të mediave Nacionale dhe Periskopi. Njësoj siç u përpoq edhe me Klan Kosovën. Po dëshiron ta bindë qytetarin e shkretë se mediat që kanë shkollë amerikane na i paska formuar Serbia.
Siç e dimë, ai ka kohë që përmes analistëve të tij në studio televizive kishte filluar të flasë për “luftë hibride”. Kinse armiku i jashtëm tash na ka hyrë brenda. Faqja e zezë! RTK-në dhe militantët i përvetësoi që t’i dalë profecia, ndërsa ditëve të fundit publikisht flet për “luftë hibride”.
Po si more, Nacionale, Periskopi, Insajderi, Paparaci, T7, Kanal 10 e Dukagjini me Serbinë? A s’po t’vjen marre me i thanë këto?
Strategjia e Kurtit asht tepër e qartë dhe primitive: çdo kundërshtar me e barazue me Vuçiqin. Por ironikisht, prej paslufte nuk ka pas argat ma besnik të Vuçiqit se vetë ai.”