-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Audio-incizimet e Kusari-Lilës me Radojçiqin, Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të jashtëzakonshme

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot (e premte) do të ketë seancë të jashtëzakonshme.

Kjo seancë pas audio-incizimet të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiqin.

“Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ka pasur deputet opozitar që ka kërkuar që Kuvendi t’ia marrë mandatin Kusari-Lilës.

Ndërkaq, kjo e fundit ka thënë se bisedat janë të montuara, duke thënë se pushteti i Albin Kurtit ka bërë që Radojçiq mos të jetë më në Kosovë.

Por, opozita e cilëson Kusari-Lilën si “bashkëpunëtore të Radojçiqit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit